Rreth Nesh
CONCORD CENTER HISTORIA E SUKSESIT
Adresa:
Rruga 5 Maji, Tiranë 1000
Orari:
Çdo ditë, nga 8:00 deri në 21:00
Kontakti:
+355 69 60 85 169
Edil Al, pas suksesit të saj me Galeria – ETC dhe Kristal Center vazhdon me qendrën më të re tregtare, në një pikë tjetër strategjike të Tiranës. Qendra ndodhet në një kompleks rezidencial, pranë unazës së Tiranës, në Rrugën 5 Maji.
Ky kompleks, është pozicionuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 26,000 m2, vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës. Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, qendra ka një strukturë të vecantë arkitekturore, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, argëtimi, hapësira parkimi i jashtëm dhe i brendshëm, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, vëndi ideal për familjen dhe miqtë.
Këto ambiente të sistemuara dhe të mirë organizuara, garantojnë suksesin e biznesit tuaj.